Sikur nuk mjaftoi Kovidi, tani paraqitet edhe Kolera në këtë shtet
Në shtetin Katsina të Nigerisë, siç raportojnë mediat, të paktën 60 njerëz vdiqën nga kolera. Bëhet e ditur se nga janari e këtej në këtë vend kanë vdekur nga kolera më shumë se 500 njerëz.
Komisioneri i Shëndetit i Shtetit Katsina, Yakubu Danja, gjatë konferencës vjetore për shtyp të Shoqatës Mjekësore Nigeriane, tha se epidemia e kolerës ka filluar të kërcënojë shtetin Katsina.
“Aktualisht, 1.400 njerëz janë diagnostikuar me këtë sëmundje dhe 60 njerëz kanë vdekur për shkak të epidemisë”, bëri të ditur Danja.
Ai tha se ilaçet urgjente dhe furnizimet mjekësore po dërgohen në rajon dhe u bëri thirrje banorëve të marrin masa paraprake kundër epidemisë.

