Sillemi me natyrën sikur të kishim edhe një planet tjetër për të jetuar
Malet dhe shpatet janë një vend i mrekullueshëm për pushim ditor dhe rekreacion, sa herë që gjejmë kohë t’i kthehemi natyrës.
Por, e keqja është se një numër i madh i njerëzve sillen aq keq me mjedisin, sikur të kishim një planet tjetër rezervë për të vazhduar jetën.
I shfrytëzojnë këto bukuri të papara dhe lënë prapa grumbuj mbeturinash.
Në këtë foto shihet se si një dorë e keqe e ka shëmtuar këtë bukuri natyrore në Vërbicë të Zhegocit, aq larg vendbanimit sa është dashur qëllimisht të shkohet deri aty për t’i deponuar mbeturinat./mediafokus.info
