Sinan Vllasaliu feston 40 vjet martesë me Teutën

Një dashuri që ka kaluar dekada! Ikona e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu, sot shënon një moment të rrallë në jetën personale 40 vjet martesë me bashkëshorten e tij, Teutën.

Pikërisht këtë përvjetor special, vajza e tij Edona Vllasaliu emocionoi ndjekësit me një urim publik ku shkruan se prindërit e saj kanë ndërtuar një jetë bashkë me dashuri, durim dhe sakrificë.

“Jeni shembulli i një familjeje të fortë. Faleminderit për gjithçka,” shkroi Edona, duke shoqëruar postimin me një foto të ëmbël familjare.