Sinani: Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po e lënë parlamentin e Serbisë pa asnjë deputet shqiptar
Ardita Sinani, ish-kryetaree e Komunës së Preshevës, ka akuzuar sot kryetarin aktual, Shqiprim Arifi dhe kryeuesin e Kuvendit, Sami Salihu se po bëjnë të mundur që Parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë deputet shqiptar.
Ajo ka shkruar në Facebook se “pasi dështuan vetë në zgjedhje parlamentare, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ua sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament.”
Sipas saj, këta dy “po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë.”
Postimi i plotë:
Pasi dështuan vet në zgjedhje parlamentare, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament.
Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë realisht që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar.
Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po thonë realisht: “Më mirë të flasin në Beograd deputetë anti-shqiptarë nga Serbia se një deputet shqiptar”.
Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë.
Sidomos si të Shaip Kamberit.

