Sistemi i ngrohjes në Prishtinë do të transformohet përmes energjisë solare
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një projekt shumë të rëndësishëm sa i përket ngrohjes qendrore në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se Komuna ka përfituar 23.2 milionë euro nga BERZH dhe falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes do të transformohet përmes energjisë solare.
“Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në #kryeqytet do të transformohet përmes energjisë, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thuhet në njoftim.

