Sistemi VAR në ndeshjen Maqedoni-Kosovë?

Video sistemi ndihmës VAR ka mundësi të përdoret në ndeshjen Maqedoni-Kosovë, që do të zhvillohet më 8 tetor.

Për shfrytëzimin e sistemit VAR në një stadium të caktuar nevojitet të bëhet testimi për të konfirmuar se teknikisht mund të shfrytëzohet video-teknologjia.

Miratimin për shfrytëzimin e sistemit VAR e sjell FIFA, ndërsa gjithë kjo është e lidhur me Rregulloren e lojës së futbollit.

Në Arenën Nacionale “Todor Proeski” do të kryhet testimi për shfytëzimin e teknologjisë VAR një ditë para ndeshjes Maqedoni-Kosovë, pas një mbledhje paraprake në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të Federatës së futbollit të Maqedonisë, përgjegjësit për sistemin VAR për ndeshjen Maqedoni-Kosovë dhe përfaqësuesi i firmës „HAWK EYE“, e cila është e zgjedhur nga UEFA si kompani zyrtare për implementimin e sistemit VAR në garat nën organizim të UEFA-së.

Ditën e ndeshjes do të bëhet testimi për sinkronizim (paisjet në stadium me makinën VAR), ndërsa testimi i fundit do të bëhet dy orë para fillimit të ndeshjes. Në rast të problemeve teknike në implementimin e sistemit VAR gjatë ndeshjes, atëherë video asistenca në marrjen e vendimeve të arbitrave nuk do të shfrytëzohet./alsat/