Situatë dramatike me COVID-19 në Prishtinë, çka po ndodhë?
Situatë dramatike me COVID-19 në Prishtinë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në kryeqytet janë shënuar hiç më pak 150 raste të reja pozitive, raporton Mediafokus.info.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtim të kontrollit, ku një kontingjent i ri prej 450 policëve do të jetë në terren për ta monitoruar situatën.
Ndërkohë, në nivel vendi janë shënuar edhe 281 raste të reja dhe katër raste të vdekjeve, duke e çuar në 18.626 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive dhe në 673 atë të vdekjeve si pasojë e virusit. /Mediafokus.info/

