Situatë serioze pas zjarrit në Suharekë, kryetari i kësaj komune kërkon ndihmë
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është deklaruar pasi u raportua se disa pjesë të kësaj komune janë përfshirë nga zjarri.
Muharremaj ka thënë se situata është shumë serioze, dhe se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren.
“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, e po ashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre i ftoj të na ndihmojnë”, ka shkruar Muharremaj.
Postimi i plotë:
Eksperti kroat: Disa pasagjerë vdiqën sepse s’ishin lidhur, familjet e tyre nuk do të marrin dëmshpërblim
Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.
Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha.
Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë.

