S’ka faj hoxha, a nuk pat vend tjetër pos afër xhamisë

Një reklamë e birrës është vendosur pak metra larg një xhamie në fshatin Zhur.

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar hoxha i fshatit Rexhep Lushta. Ai ka ftuar Ministrinë e Tregtisë dhe Ekonomisë që të merret më këtë çështje.

Sipas tij kjo është fyerje e identitetit fetar të myslimanëve të Kosovës dhe ka bërë thirrje që reklama të largohet.

S’ka faj hoxha. Xhamia dhe rakia nuk mund të rrinë pranë njëra-tjetrës dhe kjo ka qenë dashur të merret parasysh nga ata që kanë dhënë leje dhe ata që njëleje të tillë e kanë kërkuar pikërisht në atë vend.