S’ka mot për deti këtë fundjavë
Nëse keni menduar të udhëtoni në det për fundjavë, atëherë është mirë të hiqni dorë, sepse kushtet atmosferike nuk do të jenë aspak të favorshme.
Sot moti në Shqipëri paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë gjatë natës kur pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin.
Temperaturat do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët në Pukë deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Fier dhe Elbasan.

