S`ka virus që e ndal njerëzimin: Plazhi i Floridës mbushet me pushues
Qindra njerëz ia kanë mësyrë plazhit në Jacksonville të Floridës në Shtetet e Bashkuara, pas hapjes së kësaj hapësire detare për publikun, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Plazhi në këtë qytet u hap të premten pasdite në orën 5:00, për kohë të caktuar dhe me kufizime, ndonëse Florida e shënoi numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit prej fillimit të përhapjes.
Departamenti i Shëndetësisë në Florida i ka regjistruar 1,421 raste të infektimeve vetëm të premten, që paraqet shifrën më të lartë për periudhën njëditore.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 24,753, ndërsa 726 persona kanë vdekur, shkruan “Daily Mail”./mediafokus.info

