SKANDAL/ Goditet nxënësja shqiptare në mënyrë barbare nga profesori shqiptar!

Gjatë kësaj jave ka ndodhur një rast skandaloz në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” në Shkup, ku profesori i sportit, Fadil Qamili, ka goditur rënd nxënësen 14 vjeçare nga Haraçina A.S. Rasti është denoncuar menjëherë në polici, dhe nxënësja ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimit që e ka pësuar nga goditja e rëndë.

Agjencia Zhurnal kontaktoi me nxënësen dhe drejtorin e kësaj shkolle. Nxënësja për redaksinë tonë u shpreh që nuk ka qenë kjo nxënësja e parë që është goditur nga profesori në fjalë, pasi ngjashëm sikurse kjo janë goditur edhe shoqet e shokët e saj shumë herë të tjera. Por kjo e fundit ishte e pafalshme sipas saj që të tejkalojë e gjitha në heshtje. Ndërkaq në pyetjen tonë se përse e ka goditur profesori nxënësja përgjigjet se nuk ka bërë asgjë.

“Profesori më ka goditur rëndë, dhe kjo goditje më ka shkaktuar tronditje dhe kam problem me dëgjim. Nuk bëra asgjë thjesht e pyeta profesorin përse të tjerëve u ka vendos më shumë pikë, pas kësaj pyetje profesori u përgjigj me atë goditje që më shkaktoi lëndime të mëdha”, shprehet nxënësja A.S, për Zhurnal.

Pas kësaj nxënësja ka thirrur prindin e saj dhe kanë shkuar në spital për të marr trajtimin e duhur, nga atje kanë denoncuar rastin në polici për dhunën e pësuar në shkollë.

“Në spital shkuam sepse kisha dhimbje dhe kisha problem me dëgjimin, ishte goditje e rëndë me të cilën më ka shkaktuar edhe traumë. Në shkollë shkojmë për tu edukuar dhe mësuar dhe jo për të qenë viktimë të dhunës së profesorëve të papërgjegjshëm”, përfundoi nxënësja A.S.

Nga ana tjetër drejtoi i shkollës “Cvetan Dimov”, Sakip Axhami, në prononcim shprehu keqardhje për rastin e ndodhur në shkollën që ai drejton, por bëri apel që një rast specifik mos të ndikojë që të njolloset emri i shkollës, sepse shkolla “Cvetan Dimov” bartë vlera dhe aktivitete të dobishme për nxënësit.

“Po jemi të informuar për rastin që ka ndodhur, shprehim keqardhje dhe rastet e tilla nuk duhet të ndodhin. Rasti është paraqitur në polici dhe organet përgjegjëse po e bëjnë punën e tyre. Ajo që është si apel i imi nga pozita e drejtorit është fakti që për një rast që është krejtësisht individual mes një profesori dhe nxënëses mos të njollos emrin e shkollës tonë duke e paraqitur si shkollë ku dhunohen nxënësit, sepse kjo është e pavërtetë pasi në shkollën tonë ky është rasti i parë që ka ndodhë dhe do të jetë rasti i fundit”, deklaroi Axhami drejtor i shkollës “Cvetan Dimov”, për Zhurnal.

Në pyetjen tonë se a vijon ende me mësimdhënie profesori në fjalë, si dhe cilat do të jenë hapat në vijim që do të ndërmerren nga shkolla kundrejt këtij profesori që ka shkaktuar dhunë, drejtori tregoi që profesori në fjalë është në pushim mjekësor.

“Profesori nuk është duke dhënë mësim pasi është në pushim mjekësor, ajo që ne do të bëjmë në vazhdim është të presim vendimin e inspektoratit të arsimit dhe raportin e policisë dhe komfor kësaj ne do të veprojmë dhe do të respektojmë cilin do vendim që na kumtohet nga organet përgjegjëse”, përfundoi Axhami.

Dënimet përmes dhunës dhe pasojat te nxënësit 

Kujtojmë që, Komiteti për të drejtat e fëmijës (KDF) lëndimin trupor apo dënimin fizik e definon si dënim në të cilin përdoret fuqi fizike e cila, sado që të jetë e lehtë, ka për qëllim të shkaktojë dhimbje të caktuar ose pakëndshmëri .Në mjedisin e arsimit në dënimin e tillë përfshihet rrahja (goditje, shuplakë, goditje nga mbrapa,) te nxënësi me shuplakë ose me mjet. Dënimi trupor, sipas Komitetit , është degradues.

Dënimi fizik apo trupor len pasoja serioze në shëndetin mental dhe fizik të nxënësit. Ajo është e lidhur me zhvillimin e ngadalshëm të shkathtësive sociale, depresionin, ankthin, sjelljen agresive dhe mungesën e empatisë ose kujdesin për të tjerët. Pasojat janë të asaj natyre që lidhja nxënës-mësimdhënës vështirësohet dhe shkëputet, gjë që e bënë të rendë punën e mësimdhënësve drejt arritjes së rezultateve efektive.

Gjithashtu, lihet mbrapa mësimi me të cilin paraqitet mendimi kritik te nxënësit. Dënimi i këtillë nxënësve tregon se përdorimi i dhunës qoftë ajo verbale, fizike apo emotive është e papranueshme. Kjo mënyrë e të dënuarit çon deri në numër më të madh incidentesh që mund të jenë të përmasave të gjëra. Prindërit dërgojnë fëmijët në shkolla për t’i edukuar dhe arsimuar, e asesi për t’i viktimizuar.Dhuna në shkolla po vazhdon ende, kjo tregon që mësimdhënësit e vendosur përmes kanaleve tjera në këto vende pune nuk dinë dhe nuk e bëjnë punën e tyre si duhet. Dhuna ndaj nxënëseve në shkolla është rreptësishtë e ndaluar dhe kjo dënohet përmes Kodit Penal. Përcjellja e dijes është vetëm një përpjekje nga puna e mësimdhënësve, duhet të japin kontribut të rëndësishëm për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Por, për fat të keq, disa fëmijë janë viktima të dhunës nga mësimdhënës të papërgjegjshëm. Rasti i fundit ka ndodhur në shkollën “Cvetan Dimov” në Shkup, ku profesori i sportit, Fadil Qamili, ka goditur një nxënëse në mënyrë të hatashme, goditje e rëndë që nxënësja ka marr tretman mjekësor si dhe familjarët e nxënëses kanë denoncuar rastin në polici. Redaksia jonë kontaktoi me drejtorin e kësaj shkolle, i cili tha se rasti është në procedurë për këtë gjë janë informuar organet e policisë dhe inspektorati në arsim të cilët do ta japin fjalën e fundit. Dhuna në shkolla ka qenë temë e harruar për një kohë të caktuar, por shohim se ende ka profesor të atillë që dhunën e kanë mjet edukimi, kjo është shkelje ligji, keqpërdorim pozite, keqtrajtim mizor, shkruan Zhurnal.

Dhuna në shkolla ende temë diskutimi, goditet rëndë nxënësja shqiptare

Gjatë kësaj jave ka ndodhur një rast skandaloz në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” në Shkup, ku profesori i sportit, Fadil Qamili, ka goditur rënd nxënësen 14 vjeçare nga Haraçina A.S. Rasti është denoncuar menjëherë në polici, dhe nxënësja ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimit që e ka pësuar nga goditja e rëndë.

Agjencia Zhurnal kontaktoi me nxënësen dhe drejtorin e kësaj shkolle. Nxënësja për redaksinë tonë u shpreh që nuk ka qenë kjo nxënësja e parë që është goditur nga profesori në fjalë, pasi ngjashëm sikurse kjo janë goditur edhe shoqet e shokët e saj shumë herë të tjera. Por kjo e fundit ishte e pafalshme sipas saj që të tejkalojë e gjitha në heshtje. Ndërkaq në pyetjen tonë se përse e ka goditur profesori nxënësja përgjigjet se nuk ka bërë asgjë.

“Profesori më ka goditur rëndë, dhe kjo goditje më ka shkaktuar tronditje dhe kam problem me dëgjim. Nuk bëra asgjë thjesht e pyeta profesorin përse të tjerëve u ka vendos më shumë pikë, pas kësaj pyetje profesori u përgjigj me atë goditje që më shkaktoi lëndime të mëdha”, shprehet nxënësja A.S, për Zhurnal.

Pas kësaj nxënësja ka thirrur prindin e saj dhe kanë shkuar në spital për të marr trajtimin e duhur, nga atje kanë denoncuar rastin në polici për dhunën e pësuar në shkollë.

“Në spital shkuam sepse kisha dhimbje dhe kisha problem me dëgjimin, ishte goditje e rëndë me të cilën më ka shkaktuar edhe traumë. Në shkollë shkojmë për tu edukuar dhe mësuar dhe jo për të qenë viktimë të dhunës së profesorëve të papërgjegjshëm”, përfundoi nxënësja A.S.

Nga ana tjetër drejtoi i shkollës “Cvetan Dimov”, Sakip Axhami, në prononcim për redaksinë Zhurnal shprehi keqardhje për rastin e ndodhur në shkollën që ai drejton, por bëri apel që një rast specifik mos të ndikojë që të njolloset emri i shkollës, sepse shkolla “Cvetan Dimov” bartë vlera dhe aktivitete të dobishme për nxënësit.

“Po jemi të informuar për rastin që ka ndodhur, shprehim keqardhje dhe rastet e tilla nuk duhet të ndodhin. Rasti është paraqitur në polici dhe organet përgjegjëse po e bëjnë punën e tyre. Ajo që është si apel i imi nga pozita e drejtorit është fakti që për një rast që është krejtësisht individual mes një profesori dhe nxënëses mos të njollos emrin e shkollës tonë duke e paraqitur si shkollë ku dhunohen nxënësit, sepse kjo është e pavërtetë pasi në shkollën tonë ky është rasti i parë që ka ndodhë dhe do të jetë rasti i fundit”, deklaroi Axhami drejtor i shkollës “Cvetan Dimov”, për Zhurnal.

Në pyetjen tonë se a vijon ende me mësimdhënie profesori në fjalë, si dhe cilat do të jenë hapat në vijim që do të ndërmerren nga shkolla kundrejt këtij profesori që ka shkaktuar dhunë, drejtori tregoi që profesori në fjalë është në pushim mjekësor.

“Profesori nuk është duke dhënë mësim pasi është në pushim mjekësor, ajo që ne do të bëjmë në vazhdim është të presim vendimin e inspektoratit të arsimit dhe raportin e policisë dhe komfor kësaj ne do të veprojmë dhe do të respektojmë cilin do vendim që na kumtohet nga organet përgjegjëse”, përfundoi Axhami.

Dënimet përmes dhunës dhe pasojat te nxënësit

Kujtojmë që, Komiteti për të drejtat e fëmijës (KDF) lëndimin trupor apo dënimin fizik e definon si dënim në të cilin përdoret fuqi fizike e cila, sado që të jetë e lehtë, ka për qëllim të shkaktojë dhimbje të caktuar ose pakëndshmëri .Në mjedisin e arsimit në dënimin e tillë përfshihet rrahja (goditje, shuplakë, goditje nga mbrapa,) te nxënësi me shuplakë ose me mjet. Dënimi trupor, sipas Komitetit , është degradues.

Dënimi fizik apo trupor len pasoja serioze në shëndetin mental dhe fizik të nxënësit. Ajo është e lidhur me zhvillimin e ngadalshëm të shkathtësive sociale, depresionin, ankthin, sjelljen agresive dhe mungesën e empatisë ose kujdesin për të tjerët. Pasojat janë të asaj natyre që lidhja nxënës-mësimdhënës vështirësohet dhe shkëputet, gjë që e bënë të rendë punën e mësimdhënësve drejt arritjes së rezultateve efektive.

Gjithashtu, lihet mbrapa mësimi me të cilin paraqitet mendimi kritik te nxënësit. Dënimi i këtillë nxënësve tregon se përdorimi i dhunës qoftë ajo verbale, fizike apo emotive është e papranueshme. Kjo mënyrë e të dënuarit çon deri në numër më të madh incidentesh që mund të jenë të përmasave të gjëra. Prindërit dërgojnë fëmijët në shkolla për t’i edukuar dhe arsimuar, e asesi për t’i viktimizuar.