SKANDAL: Hidhen dyshime serioze korrupsioni për Nagavcin “Ia botuan letrën e plazhit, iu aprovoi libër jashtë standardeve”

Profesori i mirënjohur Ardian Gojani, i cili është një ndër autorët e librave shkollorë të Fizikës së bashku me profesorin Rasim Bejtullahu, ka bërë një postim shqetësues në profilin e tij në Facebook.

Gojani ka alarmuar opinionin për një marrëdhënie potencialisht korruptive mes znj. Arbërie Nagavci dhe Shtëpisë Botuese Albas.

“Më 2019 Albasi i boton disa fletushka plazhi që si bashkautore kanë ministren aktuale që ju aprovoi librin e fizikës. Me sa mend mund të pretendohet se libri alternativ për fizikë, libër ku thehen ligjet e natyrës, është për të mirën e arsimit, e të mos mendohet se është duke u punuar në stilin klientelist “ti ma boton mua, unë ta aprovoj ty”?” – shkruan z. Gojani, përcjell Periskopi.

Për momentin, nuk e dimë se cila është fletushka e plazhit e shkruar nga znj. Nagavci.

Ai më tej argumenton se qeveria e VV-së është duke vazhduar praktikat korruptive.

Teksti në fjalë është aprovuar në vitin 2021 dhe [sic] nuk e ka kaluar pragun e vlerësimit të vendosur nga Standardi i Teksteve Shkollore./periskopi/

Postimi i plote:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4388678851236280&id=100002826266684