Skandal: Në webin e SHSKUK figurojnë edhe emrat e mjekëve të vdekur e të pensionuar si staf kontaktues për SP të Gjilanit

Nëse bazoheni te webfaqja e Shërbimit Spitalor dhe Klinik të Univesitetit të Kosovës (SHSKUK), ku përfshihen edhe Spitalet rajonale, disa prej mjekëve dhe stafit tjetër shëndetësor nuk do t`i gjeni dhe as takoni kurrë sado që të përpiqeni, shkruan Mediafokus.info

Mediafokus analizoi vetëm të dhënat për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku figurojnë plot emra të drejtuesve dhe mjekëve që nuk jetojnë prej vitesh dhe të tjerë që janë pensionuar kaherë.

Për shembull, në webin e SHSKUK figurojnë emrat e Nisret Hajrullahut (i ndjerë), Xhylije Hajdari (e ndjerë), Hazir Haziri (pensionist), Ukshin Ismajli (pensionist), Ilaz Poroshtica (pensionist) e të tjerë.

Të tjerët nuk janë më shefa repartesh, siç figurojnë në webin e SHSKUK, për mirëmbajtjen e të cilit dikush merr pagë nga taksat e qytetarëve, madje të mirë, por siç duket nuk e kryen punën e tij.

Po ashtu numrat kontaktues ende mbajnë prefiksin 377 të Monakos, që do me thënë se nuk është vënë dorë në webfaqe prej vitesh. Ndërkaq, po jetojmë në epokën e digjitalizimit.

Shiheni vetë çfarë të dhënash ju ofron faqja e SHSKUK:

Në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit funksionojnë trupat profesionale dhe menaxheriale të prirë nga:

UD. Drejtori Ekzekutiv Dr. Agim Kryeziu.
Drejtori Klinik Dr. Nisret Hajrullahu, numri kontaktues: +377 44 154 111.
Drejtori I Administratës z. Hazir Haziri, numri kontaktues: +377 44
Drejtoresha e Infermierisë znj. Sadije Ismajli , numri kontaktues: +377 44 564 300.
Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm Dr. Selami Kurteshi,numri kontaktues: +377 44 212 425.
Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion Dr. Ukshin Ismajli numri kontaktues: +377 44 576 555.
Kryeshefi i Departamentit të degëve të kirurgjike Dr. Sejdulla Mahmuti, numri kontaktues: +377 44 505 810
Kryeshefi i Departamentit të Diagnostikës Dr. Ilaz Poroshtica , numri kontaktues: +377 44 165 375.
Kryeshefi i Departamentit të sëmundjeve të mbrendëshme Dr. Selvete Shurdhani, numri kontaktues: +377 44 211 128.
Kryeshefi i Departamentit për nëna dhe fëmijë Dr. Blerim Bajrami, numri kontaktues: +377 44 144 360.

Kryeshefi i Departamentit të Emergjences: Dr.Ukshin Ismajli-Anesteziolog
Shefi i Repartit të Emergjences: Dr.Enver Murtezi- Specialist i Mjekësisë Emergjente
Motra Kryesore e Dep. të Emergjences: Ganimete Leka
Motra Kryesore e Repartit të Emergjences: Xhylije Hajdari

SHERBIMI I ANESTEZIONIT ME TERAPI TE DHËMBJES

STAFI PROFESIONAL
Dr.Ukshin Ismajli – Anesteziolog & Reanimator
Dr. Halil Basha – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
Dr. Sulltan Sylejmani – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
Dr. Arsim Emini – Anesteziolog me Mjekim Intenziv

INFERMIERE KRYESORE E REPARTIT
Teuta Kastrati – Anesteziste

Reparti i syve ka 3 mjekë specialistë të oftalmologjisë dhe 6 infermiere.
Shef i repartit: Mr.sci.dr. Besim Maliqi-oftalmolog.
Kryeinfermiere: Fetije Nuhiu- Beachler infermier.

Spitali pergjithshem-SP-Gjilan
Reparti i ortopedese-traumatologjise i sistemit ostelokomotor eshte themeluar ne vitin 1988
Ortoped ne ate kohe ishte dr Halid Shaban (nga Shkupi), me pastaj me:
1989 (maj) vjen Ortopedi i pare dr Rahman Hajdari
1994 vjen Dr Selami Ramadaini
2004 Dr Hafiz Ahmeti
2005 Dr Abdylatif Latifi, dr Musë Jashari
2008 dr Skender Mehmeti

Qe nga themlimi kane punuar edhe personeli mesem: Hamide Rexhepi, Kevsere Ahmeti (Mehmeti), Bukurije Gagica, Naile Mehmeti, Naser Kadriu, Dragan Stiljkovic,Vera S. Elida Herceg, Sladjana dhe Srdjan.

Tani jane personeli mesem: Kevser Mehmet-Kryemoter e departamantit te Kirurgjise
Mirvete Ibrahimi (Kryeinfermiere e Ortopedise), Zjavere Salihu, Meliha Hakuli, Sadete Salihu, Hajdar Kqiku, Bislim Bislimi dhe Blerta Selmani.

Njesia e laboratorit menaxhohet nga ky staf:
-Dr. Nazmije Azemi specialist i Biokimisë Klinike-Shef i Laboratorit
-Salije Veseli tek.laborant Teknik kryesor
-Ibish Ibishi tek.laborant-kryteknik i departamentit të Diagnostikës./Mediafokus.info