“Skandal pas skandali” – Mushkolaj ia shfaq presidentes statusin e Prindonit që ia demanton keq deklaratën
Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ashpër presidentes Osmani e cila mohoi se burri i saj, Prindon Sadriu, i ka quajtur mediat “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Mushkolaj këtë deklaratë të presidentes e ka quajtur “Skandal”, teksa ka thënë se ajo po mendon se populli është analfabet, shkruan lajmi.net.
Skandal pas skandali! Presidentja Vjosa Osmani po mendon se jemi analfabetë, teksa po thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. “Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha ajo për RTK’në. Presidentja duhet ta dijë se nuk jemi të tillë, shohim dhe dimë të lexojmë. Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti”, ka shkruar ai.

