Slavko Simiq nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit
Slavko Simiq, i propozuar nga Lista Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.
Kandidatura e tij u hodh në votim gjatë seancës konstituive, por mungesa e mbështetjes nga partitë e tjera parlamentare bëri që ai të mos e kalojë pragun e kërkuar.