Sokol Haliti: Arsimin do ta trajtojmë me prioritet të lartë edhe në mandatin vijues
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat i LDK-së për një mandat tjetër në zgjedhjet e tetorit, ka premtuar se arsimin do të vazhdojë ta trajtojë me prioritet të lartë.
‘Vitia si vatër e arsimit, me shkollat e para shqipe në Kosovë, do të vazhdojë të trajtojë këtë fushë me prioritet të lartë.
Përmirësimi i infrastrukturës shkollore, kompletimi i kabineteve dhe laboratoreve, sallat e sporteve, teknologjia informative, trajnimet për mësimdhënës, bursat për nxënës dhe studentë, do të jenë segmentet që do t’i trajtojmë me seriozitet e kujdes edhe në mandatin e ardhshëm.
Rritja e cilësisë në arsim, nuk ka alternativë’, ka premtuar Haliti.

