Sokol Haliti e merr ‘bekimin’ për fitore në Letnicë, Stubëll e Kabash
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër ka vijuar me takime në Kabash, Letnicë e Stubël e Epërme, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 17 tetorit. Takimin e fundit, Haliti e ka mbajtur në Pozheran, me shtabin zgjedhor.
‘Kabashi edhe njeherë vulos fitoren tonë me t’parën. I shoqëruar nga Ramadan Deliu, biseduam për temat që i preokupojnë të rinjtë. Kënaqësi t’i dëgjosh diskutimet e të rinjve nga Kabashi’, ka thënë Haliti.

‘Sot ndalova edhe në Letnicën me peisazh mahnitës, në Letnicën ku frymëzimin e mori Nëna Terezë.
I shoqëruar nga Leonard Ukaj, biseduam gjerë e gjatë me banorët e Letnicës për projektet e realizuara dhe për ato të cilat do të realizohen në të ardhmen’, ka thënë Haliti në Letnicë.

‘Sot i shoqëruar nga kandidati për Asamble Komunale, Leonard Ukaj vizitova Stubllën e Eperme, aty ku LDK gjithmonë e ka derën e hapur dhe takova banorët e fshatit dhe rrethinës. Vendi ku Don Mikel Tarabulluzi më shumë se një shekull më parë hapi shkollën e parë shqipe. Kënaqësi e veçantë të isha mes këtyre banorëve që kanë vendosë ti japin mbështetjen LDK-së. Bashkatdhetarët e kanë vulosur fitoren pa balotazh në qytetin e Vitisë, e Stublla numëron një përqindje të madhe në mërgatë, e cila e ka vendosur fitoren e sigurt të LDK-së’, është shprehur Haliti.

