Sokol Haliti merr mbështetje edhe në Dobresh
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër, ka vizituar sot fshatin Dobresh, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit.
“Gjatë takimit me banorët e fshatit Drobesh, biseduam për investimet që janë bërë dhe shpalosa projektet që do t’i realizojmë gjatë mandatit të ri.
Gjithashtu prezentova edhe kandidatët për Asamblenë Komunale, Isak Berisha dhe Zejnepe Osmani që vijnë nga ky lokalitet!
Faleminderit Drobesh për mikëpritje!” – ka thënë Haliti.

