Sokol Haliti merr mbështetje edhe nga radivojcasit e vyer e të ndershëm

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër, ka vizituar sot fshatin Radivojc, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit.

‘Me radivojcasit e vyer e te ndershëm’, ka shkruar Haliti

Banorët e Radivojcit gjithmonë janë shquar si njerëz të vyer dhe të ndershëm. Ata edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jetojnë nga djersa e tyre.

Ishte nder e kënaqësi t’i takoja sonte, së bashku me ish-ministren Hykmete Bajrami, për një bashkëbisedim të sinqertë, për t’i kuptuar nga afër nevojat dhe kërkesat që kanë.

Radivojcasit meritojnë t’u dëgjohet zëri dhe të jenë të përfaqësuar denjësisht. Këtë e presim nga Leutrim Januzi, me nr 25 në listën e LDK-së, i cili vjen nga Radivojci.

Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen!’ – ka shkruar Sokol Haliti.