Sokol Haliti merr mbështetje masive kudo nëpër takime me qytetarë

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër, ka mbajtur sot disa takime me qytetarë, ku ka prezantuar programin e tij qeverisës  për 4 vitete e ardhshme dhe ka marrë mbështetje gjithandej për zgjedhjet e 17 tetorit.

‘Takimet e shumta për sonte i mbylla me qytetarët e Vitisë. I shoqëruar nga deputetja e Kuvendit te Kosovës Marigona Lala dhe kandidatet Arta Ajeti dhe Zejnepe Osmani takuam banorët e lagjeve “Ylvi Demiri”, ”Lidhja e Prizrenit” dhe “Dëshmorët e Kombit”. Të gjithë së bashku do ta ndërtojmë Vitinë Evropiane’, ka premtuar Haliti.

Një takim tjetër, Haliti ka mbajtur edhe me shtabin e qytetit dhe i ka falënderuar ata për përkrahjen dhe mobilizimin.

‘Së bashku me kandidaten për asamble komunale, Zejnepe Osmani sot takuam edhe gratë e fshatit Drobesh. Bashkëbiseduam së bashku për projektet e ardhshme të cilat do të avancojnë çështjet e gruas të këtij lokaliteti në përgjithësi’, ka thënë Haliti në Dobresh.

Ditën e sotme, Haliti e ka nis me një takim me rininë e Vitisë, e gatshme për fitore! ‘Faleminderit për përkrahje!”, ka shkruar Haliti.