Sokol Haliti merr mbështetje në Mjak, Buzovik, Budrikë si dhe nga gratë e qytetit në Viti
Sokol Haliti, kryetar i Vitisë dhe kandidat i LDK-së për një mandat tjetër në krye të Komunës, ka marrë mbështetje të fuqishme në fshatin Mjak, Buzovik, Budrikë e Epërme si dhe nga gratë e qytetit të Vitisë, ku pati takiem gjatë ditës.
‘Bashkë me banorët e fshatit Mjak, diskutuam gjerë e gjatë për brengat e tyre. Rruga e këtij fshati të thellë malor, shumë shpejtë pritet të asfaltohet. Banorët i falenderoj për respektin, dhe u premtoj që punët e mira nuk do mbarojnë, përkundrazi ato do vazhdohen e shumfishohen në mandatin tonë të ri qeverisës.

Një ndër fshatërat më të bukura që ka Vitia është edhe Buzoviku. Andaj gjatë mbrëmjes u takuam dhe dëgjuam me kujdes nevojat e banorëve. Natyra ishte e qetë, dëgjohej vetëm zëri i atyre të cilët na besuan, dhe vazhdojnë të na përkrahin edhe më tej. Së bashku i njoftuam me planet e projektet e komunës për këtë fshat, i cili mbetet një ndër veçoritë e Vitisë.

Sot në Budrikë të Epërme takuam rininë, shtyllën kryesore dhe një ndër prioritetet tona gjatë këtij mandati. Bashkë me kandidaten Valentina Mehmeti, premtuam se do mbështesim të rinjtë në çdo aspekt, sidomos në atë financiar.

Gruaja vlerë e çmuar e shoqërisë! Gratë vitiase në vazhdimësi kanë provuar se janë vlerë ndër më të çmuarat e shoqërisë. Së bashku me kandidatet tona për këshilltare komunale, Argjenda Syla dhe Zejnepe Osmani në listën e LDK-së, sonte takuam gratë e qytetit të Vitisë. Bashkëbiseduam për projektet e ardhshme si dhe për çështje tjera gjinore, të cilat do të vazhdojmë t’i trajtojmë me respekt e kujdes të shtuar’ – ka shkruar Haliti, pas takimeve.

