Sokol Haliti merr mbështetje të madhe në vendlindje: Falemnderit Begunca ime!

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër, të tretin me radhë, ka takuar së fundi bashkëvendësit e tij në Begucë, për t`i falënderuar për mbështetjen dhe besimin e dhënë deri tani.

‘Faleminderit Begunca ime. Faleminderit bashkëvendas të mi, që gjithmonë ju kam në mbështetje’, ka shkruar Haliti.

Po ashtu, sot Haliti ka takuar edhe aktivistë të LDK-së në Viti si dhe ka marrë pjesë në emisionin ‘Debat përnjime’ me kundërkandidatët tjerë, të cilët garojnë në Viti.

‘Me aktivistë të devotshëm të LDK-së. Faleminderit për përkrahje!’, ka thënë Haliti.