Sokol Haliti merr përkrahje edhe në lagjen e madhe të Muhaxherëve në Pozheran

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër, ka vizituar lagjen e madhe të Muhaxherëve në Pozheran, ku ka biseduar me banorër për projekte, po ashtu, të mëdha.

‘Është gjithmonë kënaqësi të gjendesh në mese të tilla, me njerëz bujarë e me traditë të punës. Edhe kjo pjesë, si i gjithë Pozherani do të zë vend primar në agjendën tonë. Bashkë me kandidatët për anëtarë të Kuvendit të Komunës, Majlinda Ostrogllava dhe Ilir Zuka, nga lista e LDK-së, me banorët e kësaj lagjeje biseduam për planet dhe projeksionet zhvillimore për katër vitet e ardhshme. Me përkrahjen që morëm në Lagjen e Muhaxherëve në Pozheran, ndihemi më të fortë. Faleminderit!’, ka thënë Haliti.