Sokol Haliti merr përkrahje edhe në vendlindjen e Hasan Alisë: Remniku frymëzim për fitore të reja
Kandidati për një mandat tjetër të kryetarit në Viti, Sokol Haliti ka marrë përkrahje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit edhe në fshatin e Hasan Alisë, të cilin ai e ka cilësuar ‘frymëzim për fitore të reja’.
‘Remniku bart mbi supe një të kaluar të lavdishme, me patriotë e luftëtarë të shquar.
Në atmosferë të ngrohtë, takime parazgjedhore, patëm në familjet Neziri, Hyseni dhe Avdiu, të cilat i falënderojmë për mikpritjen.
Me banorët e këtij lokaliteti biseduam për problematika publike dhe për punët e mira që do t’i bëjmë së bashku.
Poashtu prezantuam kandidatin nga ky lokalitet, me nr. 2 , në listēn tonë për kēshilltar komunal, Hasan Aliu, i cili qe tetë vite mban postin e nënkryetarit të Komunës së Vitisë.
Faleminderit remnikas punëtor e të ndershëm për frymëzimin që na jepni!’ – ka thënë Haliti.

