Sokol Haliti mirëpritet dhe merr mbështetje edhe në dy Sadovinat dhe në Stubëll
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, njëherësh kandidat (LDK) për një mandat tjetër, ka vazhduar takimet me qytetarë në fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Stubëll e Poshtme, ku ka marrë mbështetje të parezervë.
‘Sonte së bashku me kandidatin Bajram Hasani isha në takim me banorët e Sadovinës së Çerkezëve. Bisedat ishin të gjata, pasi diskutuam për investimet që janë bërë dhe projektet të cilat pritet të realizohen në të ardhmen. Ju falenderoj për mbështetjen e pakursyer’.

‘Madhështore pritja në fshatin Sadovine e Jerlive! Këtu vuloset fitorja jonë. Në këtë takim kisha nderin ta prezantojë edhe kandidatin për asamble, Basri Sylejmani, i cili po merr përkrahje të madhe nga bashkfshatarët e tij’.

‘Stublla e Poshtme, ky vend malor e turistik, që njihet si një ndër fshatrat me natyrën më të bukur, banorët e të cilit sot na mirëpritën në një takim. Të vetëdijshëm për rrugën e asfaltuar, shtëpitë verore që kanë filluar të rregullohen, e shumë punë që janë bërë e duhet bërë, ata na dhanë përkrahjen e besimin, kurse ne u zotuam se kjo pjesë do jetë një ndër prioritetet tona edhe në mandatin tjetër qeverisës’, ka premtuar Haliti.

