Sokol Haliti mirëpritet në familjet Deliu dhe Marku në Kabash

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, njëherësh kandidat (LDK) për një mandat tjetër, ka vazhduar takimet me qytetarë, duke e përmbyllur ditën në fshatin Kabash, ku po ashtu ka marrë mbështetje të parezervë.

‘Pas një dite të gjatë me takime, sonte po e mbyllë me fshatin Kabash ku u mirëprita tek familja Deliu dhe familja e Marijan Markut.

Në këto takime kisha rastin ta prezantojë kandidatin për Kuvend Komunal nga Kabashi, Ramadan Deliu.
Përkrahja po vazhdonë të rritet çdo ditë e më shumë nga të gjitha shtresat popullore për vizionin tim për Vitinë e re’, ka shkruar Haliti.