Sokol Haliti në krye të aksionit për pastimin e ambientit

Në Tëprezë të Vitisë është organizuar një aksion i madh për pastrimin e ambientit, me qëllim të ruajtjes së natyrës, posaçërisht në këtë zonë e cila dita më ditë po merr primatin e një parku shumë të frekuentuar nga vizitorët.

Në këtë aksion morën pjesë, pos institucioneve komunale, edhe FSK, KFOR-i, Policia, Organizatat Joqeveritare, kompanitë e pastrimit, banorët e zonës etj.

Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, në cilësin e organizatorit, është shprehur se ruajtja e natyrës ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të popullatës.

Ai ka shtuar më tej se aksioni i pastrimit që po realizohet në këtë park të bukur, do të jetë mesazh për vizitorët që vijnë dhe shijojnë këto bukuri, që pastaj edhe të mbrojnë atë nga papastërtia dhe mbeturinat.

Pos aksionit të pastrimit, sot u lëshua në qarkullim edhe rruga e asfaltuar një kilometërshe, që lidh fshatin me këtë park.

Qytetarët e komunës së Vitisë por edhe më gjerë, do ta kenë më të lehtë qarkullimin gjatë vizitës që do t`i bëjnë parkut “Te pishat” në Tërpezë, me realizimin e këtij projekti.

Kryetari Haliti ka premtuar se investimet në këtë park nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.

Asfaltimi i rrugës, është pjesë e projektit të asfaltimit të përbashkët të rrugëve në Smirë, Kolishte e Tërpezë, që kryesisht është investim komunal.