Sokol Haliti ngushëllon familjen Bajrami pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares, Donika Bajrami

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka ngushëlluar familjen Bajrami, pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares, Donika Bajrami.

Postimi i plotë:

E nderuara familje Bajrami

Në emër të institucioneve komunale dhe në emrin tim personal,më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes tragjike të bijës tuaj Donika.

Vdekja e saj e hershme na tronditi të gjithëve!
Dua të ju shpreh ngushëllime edhe të afërmeve,shokëve dhe dashamirëve të Donikës.

I qoftë i lehtë dheu!

S.H