Sokol Haliti premton projekte të reja në Kabash

Sokol Haliti, kryetar i Vitisë dhe kandidat i LDK-së për një mandat tjetër në krye të Komunës, ka marrë mbështetje të fuqishme edhe në Kabash dhe gjithandej deri tani, ku ka mbajtur takime me qytetarë.

‘Për Kabashin do të jemi të përkushtuar edhe në mandatin e ardhshëm. Aty do të shkojmë me plane të reja, pas gjithë projekteve që i kemi realizuar viteve të fundit.

Në takimet që sonte patëm në Rr. “Hasan Kabashi “dhe Rr. “Bafti Haxhiu”, me banorët e Kabashit, biseduam se si mund të përmirësojmë akoma jetën e tyre.

Patëm kënaqësinë që të prezantonim edhe kandidatin tonë nga Kabashi, edhe për një mandat të ri në Kuvendin Komunal, Ramadan Deliu, me numër 7 në listën fituese të LDK-së’, ka thënë Haliti.