Sokol Haliti prezanton planin për urbanizëm dhe ambient

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër ka vijuar me prezantimin e programit, përmes vide-incizimit, duke u ndalur te pjesa e Urbanizmit dhe Ambientit.

‘Planet tona në fushën e urbanizmit dhe ruajtjes së ambientit kanë të bëjnë më urbanizimin e mëtutjeshëm, jo vetëm të qytetit të Vitisë, por edhe të lokaliteteve më të mëdhaja në komunë, si dhe me rritjen e kualitetit të ambientit përmes eliminimit të deponive të egra të mbeturinave dhe rritjen e hapësirave të gjelbërta’, ka thënë Haliti.