Sokol Haliti prezanton prioritetet e programit të tij në bujqësi (VIDEO)

Sokol Haliti, kryetar i Vitisë dhe kandidat i LDK-së për një mandat tjetër në krye të kësaj Komune, ka prezantuar prioritetet e programit të tij për bujqësi.

‘Bujqësia do të mbetet, për ne, fusha me prioritetet të lartë, edhe gjatë mandatit të tretë. Përkrahja për bujqit dhe shoqatat e bizneset agro-përpunuese do të vazhdojë, infrastruktura bujqësore do të kompletohet, por do të bëjmë edhe qendër për inovacione në bujqësi. Vazhdojmë me bujqësi intenzive. Bujqit tanë të vyer, e meritojnë këtë!’, ka shkruar Haliti.