Sokol Haliti prezanton programin për mandatin e ri qeverisës (VIDEO)

Sokol Haliti, kryetar aktual i Komunës në Viti dhe kandidat i LDK-së për një mandat tjetër, ka prezantuar përmes një video shtyllat kryesore të programit.

‘Në video gjeni të prezantuara shtyllat kryesore të programit për mandatin e ardhshëm qeverisës, ku prioritet do jenë bujqësia, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.

Gjithashtu një rëndësi të veçantë do i kushtojmë arsimit, rinisë dhe sportit, duke mos lënë anash shëndetësinë, ambientin dhe mirëqenien sociale.

Bashkangjitur gjeni kandidatët për Asamble Komunale, suksese dhe vetëm përpara, bashkë për Vitinë tonë’, ka shkruar Haliti.