Sokol Haliti prezanton programin për shëndetësi e mirëqenie sociale si dhe për familje

Sokol Haliti, kryetar i Komunës në Viti, njëherësh kandidat (LDK) për një mandat tjetër, ka prezantuar prioritetet për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, ndërkohë që ka vazhduar takimet me qytetarë e familje, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 17 tetorit.

‘Familja Ahmeti hapi sot dyert e shtëpisë duke na respektuar dhe ofruar mbështetje maksimale. Bashkë me dy kandidatët për Asamble, Zejnepe Osmani dhe Isak Berisha shpalosëm planet tona konkrete për fshatin Drobesh’.

‘Së bashku me kandidatin Leutrim Januzi takova banorët e Radivojcit. Gjithashtu vizituam familjen Januzi e cila na i hapi dyert e saj! Faleminderit Radivojc për përkrahjen e madhe!’

‘Takim pas takimi, vizitë pas vizite, sot u mirëpritëm nga familja Zeqiri në Radivojc. Familja është bërthama e shoqërisë, prandaj është gjithmonë kënaqësi të gjendesh në mese të tilla të mbushura me lumturi e përkushtim për jetën. E shfrytëzuam këtë rast, për të diskutuar për temat që preokupojnë përditshmërinë. Familja do të vazhdojë të jetë në fokus të qeverisjes sonë, edhe në mandatin e ardhshëm’, ka thënë Haliti.