Sokol Haliti: Ramnishta po transformohet në një vendbanim dinamik

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër, ka vizituar sot fshatin Ramnishtë, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit.

‘Ramnishta po transformohet në një vendbanim dinamik’ – ka thënë Haliti.

Ditën e përmbyllëm në fshatin Ramnishtë, aty ku takohen vlerat njerëzore dhe bizneset e suksesshme.

U mirëpritëm nga familja Avdiu, te kandidatja jonë për këshilltare komunale, Marigona Avdiu.

Bashkëbiseduam për tema të ndryshme dhe për mundësitë e përmirësimit të jetës së banorëve të këtushëm.

U zotova se përkushtimi ynë do të vazhdojë edhe në mandatin e ri qeverisës.

Faleminderit për përkrahjen!’- ka shkruar Sokol Haliti.