Sokol Haliti: Vërbani vulos fitoren e LDK-së “me të parën”
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër, ka vazhduar takimet me qytetarë në Vërban, Tërstenik, Zhiti e Ramjan, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit.
Vërbani vulos fitoren e LDK-së “me të parën” – ka thënë Haliti në Vërban.
“Vërbani tradicionalisht ka qenë dhe i mbetet besnik LDK-së. Përkrahja masive që morëm sonte dëshmon se ne do të fitojmë pa balotazh. Me banorët e këtij lokaliteti me njerëz e vlera të veçanta, të prirë nga kandidati Afrim Ramushi, me numrin 29 në listën e LDK-së, folëm shtruar për kërkesat dhe nevojat e tyre. Përkundër shumë projekteve që janë realizuar në Vërban, ky fshat meriton kujdes e respekt edhe në mandatin e ardhshëm. Faleminderit vërbanas të vyer e familjarë!”, ka shkruar Haliti
Takim të ngrohtë, ai ka pasur edhe në Tërstenik, ku ka premtuar se ky fshat do të jetë në fokus të qeverisjes së tij.

“Me kandidaten për këshilltare në Kuvendin Komunal të Vitisë, Taibe Ibrahimin, me nr 19 në listën fituese të LDK-së, u takuam me banorë të Tërstenikut. Me ta patëm një bashkëbisedim të ngrohtë për tema të ndryshme. Sidomos folëm për planet tona për katër vitet e ardhshme. Po ashtu, patëm një pajtim, që ato t’i realizojmë bashkë e në koordinim të plotë. Faleminderit për këtë mbështetje!
Takimi i radhës është mbajtur me banorët e fshatit Zhiti, ku janë biseduar projektet e ardhshme.
‘Së bashku me kandidaten për asamble komunale Sadije Lutfiu sot takuam edhe banorët e fshatit Zhiti.
Bashkëbiseduam së bashku për projektet e ardhshme të cilat do të avancojnë çështjet e qytetarëve të këtij lokaliteti në përgjithësi’, ka thënë Sokol Haliti.
Tërsteniku do të vazhdojë të jetë në fokusin e qeverisë sonë të ardhshme”, ka thënë Haliti.

Takimin e fundit për ditën e sotme, Haliti e ka mbajtur në Ramjan, ku njësoj është mirëpritur dhe i është premtuar mbështetje më 17 tetor.
‘Pas një dite plot me takime ku shihet përkrahje masive nga qytetarët, takimet sonte i mbylla në fshatin Ramjan i shoqëruar nga kandidatja për Asamble Komunale Sadije Lutfiu. Faleminderit për mikëpritjen nga lagjet Hyseni dhe Emërllahu’, ka shkruar Haliti.


