Sokol Haliti: Vitia e të gjithëve
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, njëherësh kandidat i LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit, ka takuar sot disa prej grave të suksesshme në këtë komunë, të cilave u ka premtuar mbështetje edhe në mandatin e ardhshëm, duke nënvizuar faktin se Vitia është e të gjithëve.
‘Sot pata kënaqësinë të takoj vetëm disa nga gratë e suksesshme të komunës së Vitisë. Dëgjova me shumë kujdes, nevojat dhe kërkesat e tyre, dhe si gjithmonë përparësi dhe mbështetje të veçantë do të kenë edhe në mandatin e ri.
Bashkë dhe të barabartë për një Viti të zhvilluar’, ka thënë Haliti.

