Sokol Haliti viziton Tërprezën dhe merr përkrahje nga banorët për zgjedhjet e 17 tetorit
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër, ka vizituar sot fshatin Tërprezë, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit.
‘Sot, pata kënaqësinë që në shoqërinë e ish-ministres, Hykmete Bajrami, të vizitojmë Terpezën.
Pishat e Terpezës që tashmë janë shëndërruar në rekreacion për qytetarët, na dhanë freski dhe komoditet për të biseduar me qytetarët, të cilët do kenë rastin që në qeverisjen time të gëzojnë edhe shumë ambiente të tilla, të qeta, të pastra dhe atraktive.
Një falenderim të veçantë edhe për kandidatin për Asamble komunale, i cili vjen nga mërgata e Zvicrës, Sokol Shaqiri’m, ka shkruar Haliti.

