Sondazhi i Buzhalës: PDK fiton mbi 20 deputetë, asnjë nuk është nga Gjilani

Gazetari Berat Buzhala, pronar i Nacionales, ka realizuar një sondazh në kanalin e tij në Facebook, në lidhje me pritshmëritë e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit 2025.

Buzhala ka publikuar edhe emrat e kandidatëve më të votuar, ku nga Gjilani nuk ka favorit. Por, ky është vetëm një sondazh, realiteti mund të jetë tjetër. PDK në Gjilan është shumë aktive në terren dhe mund të befasojë me rezultate.

Postimi i plotë:

Nëse PDK i merr mbi 20 deputet, qe eshte e pritshme, atehere keta jane pak a shume kandidatet qe do te fitonin. Ne votimin ne kanalin tim ne Facebook kane votu rreth 10 mije veta, kurse kjo eshte renditja. Ne fakt une jam bukur shume i bindun qe ky do te jete rezultati. Ndryshimi do te jete vetem te deputetet gra, sepse do te zgjedhen dy tri gra qe jane ne renditje me poshte, per shkak te kuotes gjinore.
Nese doni me e pa rezultatin, ose nese doni me votu, klikoni ketu: https://m.me/j/AbbN3gaUY1dCTOlv/.