Sonte u jepet lamtumira e fundit 3 mërgimtarëve që vdiqën në Lepenc
Çifti Naim e Merita Pacolli së bashku me djalin e tyre 16-vjeç vdiqën tragjikisht pasi me veturë ranë në lumin Lepenc në rrugën Shkup-pikëkalimi kufitar Bllacë.
Të afërmit e kësaj familje kanë njoftuar se atyre do t’u jepet lamtumira e fundit sonte në orën 18:00, në varrezat e lagjes Arbëria në Prishtinë.
Për aksidentin që pikëlloi gjithë shqiptarët, ndonëse në gjendje të rëndë emocionale ka folur vëllai i Meritës, Xhavit Visoka.
Ish-kampioni i boksit, Xhavit Visoka, rrëfen se motra e tij së bashku me familjen ishin shtetas të Norvegjisë dhe Merita së bashku me djalin e vogël po vinin në Kosovë nga Shkupi, ndërsa dhëndri i tij Naimi dhe nipi Shkëlqimi kishin shkuar në Maqedoni për t’i pritur sepse të njëjtit kishin arritur në Kosovë më parë.
