Sot 11 raste të reja me Covid, 2 të shëruar
Sot më 11 maj, janë testuar 196 mostra dhe pozitiv me Covid 19 kanë rezultuar 11 raste.
Rastet pozitive janë nga komunat: Vushtrri (5 raste), Prizren (3 raste), Prishtinë (2 raste) Ferizaj (1).
Sot më 11 maj 2020, janë shëruar edhe 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 657 raste.
Nga data 8 shkurt deri më 11 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultuan gjithsej 895 raste, me gjithsej 28 të vdekur, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqërueses./mediafokus.info

