Sot, derbi i Superligës Gjilani – Drita

“Derbi i Anamoravës” është një nga ndeshjet më të zjarrta në Kosovë dhe jo vetëm.

Ndonëse viteve të fundit e ka humbur paksa shkëlqimin e tij, shkaku i kushteve jo të mira në stadium, zhvendosja nëpër qytete të ndryshme, ky derbi ende zgjon interesimin e çdokujt.

Sot, Gjilani do t’i bëj konak Dritës, me takimin që edhe kësaj here luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Drita vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Dukagjinit javën e kaluar, teksa Gjilani barazoi 2-2 me Prishtinën në kryeqytet.

Derbi i sotëm do të jetë i 51-të në histori në kampionat, derisa i 58-ti në të gjitha garat.

Këtë sezon veçse është zhvilluar një derbi, që u mbyll 1-1, i luajtur më 5 tetor të këtij viti.