Sot dërgohet në Kushtetuese ligji për Pagën Minimale
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale.
Kjo për shkak të mos përfshirjes së veteranëve në këtë ligj.
“E premte, 21 korrik 2023, në ora 10:00, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Besnik Tahiri në Gjykatën Kushtetuese do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale”, thuhet në njoftim.
Pas këtij dorëzimi do të ketë adresim për media.

