“Sot edhe dhimbja mori emër për ne” – Dedikimi prekës i familjarëve pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit, Sherafedin Kadriu

Pas ndarjes nga jeta të krijuesit dhe kritikut letrar, Sherafedin Kadriu, familjarët kanë bërë një dedikim prekës.

“Sot edhe dhimbja mori emër per ne!”, ka shkruar djali i tij, Ylli, në njoftimin e mortit.

Sherafedin Kadriu ndërroi jetë në mëngjesin e të martës, pas një sëmundje të rëndë disavjeçare.

Ai qe njëri nga penat e shquara të kësaj pjesë të juglindjes, sikurse edhe kontributdhënës për liri e shtetndërtim./Mediafokus.info/