Sot është afati i fundit për dërgimin e listave në KQZ

Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë në KQZ listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani vetëm 10 subjekte politike me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e komuniteteve, kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për çertifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.