Sot fillon numërimi i votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sot gjatë ditës pritet të fillojë numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se sot gjithashtu pritet të fillojë edhe numërimi i votave të cilat kanë ardhur përmes postës.

Elezi ka shtuar se aktualisht në QNR është duke u bërë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Deri më tani janë rinumëruar rreth 88% apo 487 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Po punohet maksimalisht që deri në përfundim të ditës së sotme të përmbyllim procesin e rinumërimit”, ka njoftuar ai.