Sot flasin dëshmitarët e parë në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Sot fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sipas kalendarit në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, seanca pritet të fillojë në orën 09:00.
Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.
Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12, 13, 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Më 4 prill 2023 ka filluar gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020.


 
 
						 
						