Sot i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçarit që humbi jetën në vendin e punës
Siç është raportuar në media, një ngjarje tragjike ka ndodhur të hënën në Suharekë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në firmën “Noli”.
Në Emergjencën e Suharekës, Pajtim Osmani, 35-vjeç, ishte dërguar pa shenja jete.
Ai kishte pësuar lëndime të rënda në kokë derisa po punonte me një vinç ngarkues në rrugën Dubravë–Mushtishtë.
Lamtumira e fundit, Pajtimit do t’i jepet sot, në ora 15:00, në varrezat e reja në Mushtisht.

