Sot i jepet lamtumira e fundit zyrtares së Gjendjes Civile

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare zyrtarja e Shërbimit të Gjendjes Civile në Pejë, Luljeta Cena.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Administratë në Pejë, përmes një njoftimi ku thuhet se Luljeta ishte një mike dhe bashkëpunëtore e dashur, e cila la pas vepra të rralla.

Lamtumira e fundit tashmë të ndjerës do ti jepet sot, në varrezat e Qytetit, në orën 15:00.

Kolegu i saj, Enver Shabaj, ka postuar këtë dedikim: Sa fortë u tronditëm, sa fortë u vranë zemrat tona kur morëm lajmin që kurrë se kemi pritur për vdekjen e koleges, zyrtares se Gjëndjes Civile në Pejë, Luljeta Cena.

Lule, ti ike nga ne, shkove. Neve na e ktheve shpinen pa na thënë lamtumirë dhe nesër më lotë në sy do t’ju përcjellim në shtëpinë tënde të përjetshme, por si do ta fillojm punën te hënën kur ti nuk je më në mesin tonë, kur tavolina jote është boshe. A do të kemi forcë të përballojmë realitetin qe ti nuk je më me neve, qe zëri yt nuk do te tingelloj më ne hapsirat e Gjendjes Civile.

Humbja jote ka prekur thellësisht shpirtrat e çdo zyrtari të Gjendjes Civile, të Drejtorisë për Administratë dhe zemrat e të gjithë qytetarëve të Komunës se Pejës dhe më gjerë, dhe neve na lë pas me një zbrastësirë të pazëvendësueshëm në zemrat tona.

Do të të kujtojmë gjithmonë me krenari si më të miren kolege dhe shoqe.