Sot kemi hyrë në dimër, kjo është dita më e shkurtër e vitit
Sot, edhe zyrtarisht kemi hyrë në stinën e dimrit, e cila zgjat deri në mars 2025.
Dita e ardhjes së dimrit njihet edhe si solstici dimëror, domethënë dita është më e shkurtra dhe nata më e gjata.
Nga sot netët gradualisht do të fillojnë të shkurtohen, kurse ditët të zgjatën.
Dielli në Kosovë sot lindi në orën 07:00 ndërsa do të perëndojë në orën 16:04. Dita e sotme zgjat 9 orë e 4 minuta.
E diela, 22 dhjetor, është dita e 358-të e vitit 2024. Deri në fund të këtij viti kanë mbetur edhe nëntë ditë.
